Postoi foto me armë në rrjete sociale, arrestohet burri në Klinë

Është arrestuar një burrë në Klinë pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një foto me armë.

Policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sferkë, Klinë 16.12.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një foto me armë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.