Rrahje në autostradë, kroatët ndalin veturën dhe përleshen me serbët (Pamje)

Një përplasje mes dy grupeve është regjistruar tre ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Vukovarit të Kroacisë në orën 10:00 të mëngjesit.

Në video shihet se si katër të rinjtë nga Audi godasin me shqelma dhe grusht veturën që ecte para tyre.

Katër të rinjtë që sulmojnë veturën janë kroatë, ndërsa vetura e tyre ishte me tre serbë.

Dyshohet se vetura bënte lëvizje të ngadaltë në autostradë dhe bënte provokime të ndryshme.

Të rinjtë serbë janë ankuar se gjithçka ka ndodhur në sy të policisë kroate dhe sipas tyre nuk ka patur asnjë reagim nga zyrtarët policorë.