DJ PM dhe DJ Dagz janë të eliminuarit e radhës nga Big Brother VIP

Dinamika të shumta kanë ndodhur edhe sonte (17 dhjetor) në spektaklin e Big Brother VIP.

Ndërsa, ashtu siç ndodhë çdo të premten, një banorë duhej të largohej nga shtëpia e famshme, dhe të nominuar këtë javë kanë qenë të gjithë banorët përveç Ilir Shaqirit dhe Meridian Ramçaj.

Banorët e radhës të eliminuar me votën e publikut ishin DJ PM dhe DJ Dagz, të cilët kanë qenë në garë si një konkurrent i vetëm.

Ndërkohë, në spektakël është rihapur një televotim për të votuar se cilin nga të dy do të donin publiku që të rikthehej sërish në shtëpinë e Big Brother VIP.

Theksojmë që banorët do të vazhdojnë që qëndrojnë brenda shtëpisë së BBV deri në janar të vitit të ardhshëm, teksa janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.