Mot i ftohtë në fundjavë

Mot i ftohtë nga fundjava. Të shtunën me mundësi për reshje të dobëta bore. Nga e diela vransira e intervale me diell.

Ditën e shtunë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme e të mira, shkaku edhe i fuqizimit të erërave veriore, që mbajnë ndotësit të shpërndarë.

Të dielen orëve të mbrëmjes sërish vlerat kalojnë në të dobëta e shumë të dobëta, derisa ditën e hënë kalojnë në vlera të pranueshme.

18.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Herë herë me reshje të dobëta bore orëve të mëngjesit.

19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje kthjellime.