Nga këto komuna vijnë të infektuarit me koronavirus, sërish Prishtina e para

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë identifikuar 132 raste të reja me koronavirus, .

Në bazë të njoftimit, në komunën e Prishtinës janë shënuar më së shumti raste të reja, 47 sosh.

Pastaj vijon, komuna e Ferizajt dhe e Mitrovicës me 16 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim./