Arbon Desku hap krua për të varfërit, në nder të Hamdi Kamberit

Aktivisti dhe qytetari shumë i respektuar në Klinë, Hamdi Kamberi, vitin e kaluar vdiq si pasojë e kancerit, por një nga miqtë e tij më të mirë ka bërë një vepër humane në nder të tij,shkruna Klina info.

Është ky biznesmeni, Arbon Desku, i cili për shokun e tij, ashtu siç e quante, ka hapur një krua, për njerëzit me nevojë në një shtet të huaj.
Me këtë rast Familja Kamberi nga fshati Jashanicë ka falënderuar Arbon Deskun për këtë gjest mjaftë human./Klina.info/