Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Vitia që ishte ministër i Shëndetësis në Qeverinë Kurti I dhe në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë