Vdes infermierja nga Peja, ishte e infektuar me COVID-19

Infermierja Shkurte Gecaj nga Peja, ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha i cili është edhe familjar i viktimës.

“Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18:00, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore. Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vetën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky COVID famkeq”, ka shkruar Berisha.