Publikohet fotografia e Urim Hysenit, të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.

I dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog”. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar.

Rugova ka thënë po ashtu se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Gazeta Insajderi