Leonardi nga Klina një djal i sukseshem ne tregun e Kosoves dhe te jashtem

Leonard Dushi është 22 vjeçar dhe vjen nga Klina. Edhe pse i ri në moshë ka një përvojë të madhe në botën e dizajnit grafik dhe menaxhimit të rrjeteve sociale. Puna e tij është e njohur jo vetëm në tregun Kosovar por edhe më gjerë. Ai ka punuar në projekte të shumta të marketingut dhe dizajnimin e ëebsiteve me kompani Zvicerane dhe Gjermane. Kreativitetin e tij në botën e teknologjisë Leonardi e ka shprehur edhe në animacione të ndryshme dy dimensionale(2D).