Ky është 40-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmë në Pejë

Mbrëmë pak para mesnatës afër “Hotel Jusaj” në Pejë është plagosur një person.

Indeksonline mëson se i plagosuri është Arbnor Nikqi, i lindur në vitin 1981.

Viktima fillimisht është pranuar në spitalin e Pejës, por më pas është dërguar për në Prishtinë për shkak te plagës që ka.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë një persona ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Por, për shkak të natyrës së rastit më pas është dërguar për trajtim edhe në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit“.