Bie çmimi i naftës në botë, në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet

Sipas Oil Price, nga të dhënat e ditës së djeshme një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.

Mirëpo në Kosovë dje kishte sërish rritje rekorde të çmimit të naftës.

Në disa pika në karburanteve, është vërejtur një litër naftë dje kushtoi 1 euro e 90 cent.

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.