Vdes në QKUK punëtori që ra nga 6 metra lartësi, Policia nis hetimet

Ka ndërruar jetë një 40 vjeçar në QKUK si pasojë e plagëve të marra. I njëjti ka rënë nga një lartësi afro gjashtë metrash derisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale,

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se pas rastit Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.

Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra”, ka thënë Ahmeti.