Rezultatet dhe tabela e Albi Mall Superligës së Kosovës pas xhiros së 14-të

Ka përfunduar java e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, derisa u zhvilluan disa përballje interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo në mes të Llapit dhe Dritës, që përfundoi me fitoren e skuadrës nga Podujeva, 4-1.

Fitore po kaq bindëse në shtëpi mori edhe Malisheva, pasi triumfoi 4-0 ndaj Trepçës ’89.

Një fitore e mundimshme ishte për Gjilanin, pasi si vendas fitoi 1-0 përball Dukagjinit.

Pa fitues ishte dueli në mes të Ferizajt dhe Drenicës, që përfundoi me shifrat 1-1.

Në anën tjetër, kryendeshja e këtij rrethi nuk u zhvillua, pasi Ballkani luajti kundër Slavia Pragës në Ligën e Konferencës, dhe takimi me Prishtinën do të luhet në një datë tjetër.