Zenun Elezaj betohet për herë të dytë si kryetar i Klinës

Ka nisur seanca e konstituimit të Kuvendit Komunal Klinë për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit si dhe marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,
Prof. Dr. Zenun Elezaj, sapo ka dhënë betimin e tij për kryetar, mandati i dytë ky për të.
Derisa, seanca ka shkuar në një pauzë 30 minutëshe, që më pas të zgjedhet edhe Kryesuesi i Kuvendit dhe asamblistët.
Seanca po mbahet në Kuvendin Komunal, në Klinë.