Skulptorit në Klinë i pamundësohet nga punëdhënësi të marr punimet e veta

Një skulptor në Klinë është detyruar  gjatë ditës së djeshme që të raportoj një rast në polici në lidhje me skulptura  e tij.

Ai ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar tek i dyshuari si skulptor, pas një mosmarrëveshje në mes tyre rreth pagesës, i dyshuari nuk e ka lejuar të marrë disa punime të cilat viktima i kishte sjellë në punëtorin e tij për shtije.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga ana e policisë, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.