KLINA VULOSË FITOREN E KOALICIONIT AAK-PSD

Salla e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, sot, e stërmbushur, nuk kishte vende të lira për qytetarët e Klinës, të cilët, të rinj e të moshuar, u bënë bashkë për të përkrahur hapur dhe masovikisht koalicionin AAK-PSD dhe konceptin 100% shtet të Kryeministrit të tashëm dhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Në këtë tubim zgjedhor të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Klina, Hekuran Sejdia, Driton Bardheci dhe Marqe Selmanaj, dhe kandidatë tjerë nga koalicioni AAK-PSD.

Kryetari Elezaj, i cili hapi këtë tubim, theksoi se gjatë këtyre 2 viteve qeverisje është punuar shumë në projekte të rëndësishme për mirëqenien qytetare, por shtoi se shumë punë të tjera na presin për të cilat është e domosdoshme përkrahja e Kryeministrit Haradinaj.

Elezaj falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin që kanë në AAK-në, duke ftuar ata që ta votojnë Ramush Haradinajn për Kryeministër, për ta jetësuar konceptin 100% shtet dhe mbrojtur amanetin e të rënëve për lirinë e vendit, të ruajtjes së tërësisë territoriale.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj u premtoi qytetarëve të Klinës se asnjëherë nuk do të lejojë ndarjen apo copëtimin e Kosovës.