Pandemia Covid-19, minimumi 5 mijë e 500 euro për të sjellë një kufomë në Kosovë

Pandemia me të madhe ka ndikuar në transport.

Thuajse shumica e shteteve për shkak të pandemisë kanë ndaluar qarkullimin e kanë mbyllur kufijtë.

Kjo ndikoi jo vetëm tek të gjallët, por edhe te të vdekurit.

Sipas kompanive që bartin kufoma nga vendet e Bashkimit Evropian drejtë Kosovës procedurat janë vështirësuar.