Rexhep Selimi Baci Miftar e nderoi familjen dhe konakun e tij, atë konak ku priti Adem e Hamëz Jasharin

Postim i Rexhep selimi

U nda nga jeta MIFTAR HAJRË RACI nga Siqeva.

Jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.
Me pushkën gjithmonë pranë, Baci Miftar e nderoi familjen dhe konakun e tij, atë konak ku priti Adem e Hamëz Jasharin me shkokë, aty ku u priten me bujari shumë heronj e luftëtarë të Lirisë, atë konak që e ktheu në qerdhe të luftëtarëve të UÇK-së.
Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften.
E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.
Lavdi jetës së tij.


Të dashur shokë e të afërm, veprimtarë të çështjes kombëtare, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot më datë 19 Shtator 2019 në moshën 91 vjeçare u nda nga jeta, vepimtari i devotshëm i çështjes kombëtare Miftar Hajrë Raci!
Ai që nga mosha e re dhe deri në çlirimin e Kosovës, nuk u ndal së angazhuari për organizim dhe fuqizim të rezistencës kundër pushtuesve serbo sllav.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 20 Shtator 2019, (e premte) në ora 15:00 në varrezat e fshatit Siqevë të Klinës.