Kryetari Elezaj e kaloi naten ne teren, bashke me drejtorin DSHPE Qendrim Millaku dhe ekipen e emergjencave

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, kanë njoftuar se të dielën në mbrëmje deri në orët e vona kanë vizituar disa fshatra, ku kanë parë nga afër situatën e krijuar pas të reshurave të shiut që po vazhdojnë edhe tani.
“Si institucione lokale, në bashkëpunim me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit jemi duke u përpjekur maksimalisht në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet. Edhe në këto momente jemi duke vazhduar vizitat në disa fshatra për të parë gjendjen e krijuar. Apelojmë qytetarët për rritje të kujdesit gjatë qarkullimit me vetura, ndërsa ata që kanë nevojë për intervenim duhet të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve, policinë dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente” – ka thënë Elezaj gjatë këtyre vizitave.