Vdekja e kadetit të Policisë, Shabaj la pas gruan dhe një vajzë të vogël

Vdekja e kadetit 30 vjeçar nga Nabergjani i Pejës ka tronditur shoqërinë.

Flordian Shabaj vdiq sot në një aksident rrugor në Klinë, teksa ishte nisur drejt Akademisë Policore.

Ai i përkiste gjeneratës së 57-të të Policisë, teksa kjoështë hera e pare që një kadet i Policisë humb jetën në kësi lloj aksidenti.

Vdekja e tij ka tronditur miqtë dhe familjarët, të cilët thonë se Flordiani ishte djalë i urtë, i sjellshëm dhe shumë miqësor.

Flordiani la pas vetës bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.