Malishevë, 5 të lënduar në aksident trafiku

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete me tabela vendore dhe lëndime trupore kanë pësuar 2 ngasësit dhe 3 pasagjerë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 8:15.

Të lënduarit në këtë aksident janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.