Imami i BIK-ut në Klinë dhe Dr.Haxhi Ibishi vizitojnë priftin Jeton Thaqi me rastin e Festës së Krishtlindjes

Imami i BIK-ut në Klinë, Fitim Bojaj dhe Dr.Haxhi Ibishi sot kanë vizituar priftin në Klinë, Jeton Thaqi, me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në FB ku falënderon Ibishin e Bojajn derisa ka shkruar:
“Sot pritem ne vizite dhe pranuam urimet per festen e Krishtlindjes nga Imami i Bashkesise Islame ne Kline z. Fitim Bojaj dhe Dr. Haxhi Ibishi, mjek dhe aktivist i njohur i çeshtjes kombetare. Festat behen edhe me kuptimplote kur ato bashkendahen me vellezer te nje kombi edhe pse te besimeve te ndryshme!”./Klina info/