Vjosa Osmani: Marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë historikisht të fuqishme

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme.

Osmani përmes një komunikate për media ka thënë se lidhje mes dy sheteteve hapin rrugën për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani përshëndetë aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot. Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes popujve do të bëhet gjatë ditës së hënë përmes një konference virtuale.

SHARE