44 vjeçari nga Kosova mbyti me thikë bashkëshorten në Gjermani

Një burrë, 44 vjeç nga Kosova po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në Heilbronn të Gjermanisë. Shkak i vrasjes, sipas raportimit të mediave gjermane, thuhet të ketë qenë xhelozia.

Siç, raportojnë këto media, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Burri nga Kosova thuhet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vrasjes po dyshohet të jetë xhelozia. Ndërkaq thuhet se burri është paraqitur vetë në polici.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane.

Bëhet e ditur se çifti nga Kosova kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.

“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë mediat gjermane.

Gjykatësi i rastit ka lëshuar urdhërarrest për vrasje, menjëherë pas paraqitjes në polici të 44-vjeçarit. /