Juventus ofron De Sciglio për Elseid Hysaj?

Dy skuadrat italiane synojnë që të bëjnë ndryshime në fazën defensive, dhe për këtë janë gati të futen në një shkëmbim.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve dhe Napoli po shikojnë mundësinë për shkëmbimin Mattia De Sciglio – Elseid Hysaj, transmeton lajmi.net.

Hysaj ka luajtur edhe më parë nën urdhrat e Maurizio Sarri, pikërisht tek Napoli, dhe ishte ndër të preferuarit e tij.

Aktualisht, Napoli qëndron me 11 pikë larg top katërshes në Serie A, kurse Juventus ndajnë kreun e tabelës me Inter.

Mbetet të shihet nëse mes dy skuadrave do të arrihet marrëveshja që do ta dërgonte mbrojtësin e Shqipërisë tek Juventus.