AAK-ja paralajmëron inicimin e Ligjit për faljen e borxheve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar që do të iniciojnë ligjin në Kuvend për faljen e borxheve si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset edhe pas mos votimit të rezolutës të propozuar në Kuvend për këtë çështje,

Deputeti i kësaj partie Pal Lekaj ka thënë se pas dështimit të votimit të rezolutës, është më e vështirë miratimi i këtij ligji, pasi sipas tij, Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari por interesat e saj politike.

“Sa i përket inicimit të nismës ligjore, mendoj që është e drejtë e çdo grupi parlamentar, e deputetëve që nisin nisma të tilla ligjore, mirëpo nëse bazohemi në rezolutën që nuk është miratuar, e kemi shumë të vështirë që ta kalojmë edhe ligjin sepse qeveria aktuale fort nuk po i intereson qytetari, por më tepër po bëjnë politikë sesa të merren me qytetarët dhe ajo që ne kemi parë të drejtë është të kërkojmë amnisti për borxhet gjatë pandemisë. Si përfundim ne si AAK do të iniciojmë ligjin që i amniston borxhet”, ka thënë Lekaj.

Mbështetjen e opozitës, Lekaj e cilëson si diçka unike, por që siç ka thënë, faji kryesor mbetet prapë te pozita duke shpresuar që të ndryshojnë lidhur me këtë çështje, shkruan EO.

“Po nëse nisemi nga votimi, opozita mendoj që ajo është unike në këtë drejtim por që pozita dihet që kanë qenë kundër dhe mendoj që mos po ndryshojnë gjatë kësaj periudhe dhe mendojnë më ndryshe. Nga ky vit që kemi pasur pandeminë e edhe viti 2020 mendoj që është e drejtë që të punohet me ngulm dhe të ndodh ligji për amnistinë e nëse nuk ndodh kjo atëherë përgjegjësitë mbeten te Qeveria aktuale”, ka thënë Lekaj.

Përfshirja e faljes së borxheve është edhe për qytetarët, por edhe për bizneset thotë Lekaj.

“Ne do të fillojmë edhe me faljen e borxheve edhe për qytetarët, por edhe për bizneset, dhe në bazë të rregullave, ligjit e Kushtetutës së Kosovës, parlamenti është organi që e bie ligjin, e miraton ligjin dhe mund ti amnistojë edhe qytetarët”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, Partia Social Demokrate (PSD) është duke mbledhur nënshkrime duke kërkuar faljen e borxheve për qytetarët gjatë pandemisë.

Natyra Kuçi, zyrtare e kësaj partie ka thënë se Vetëvendosje po kundërshton këtë projektligj pasi është iniciuar nga po kjo parti, por që nuk duhet vazhduar me këtë trend sepse nuk është turp tu ndihmohet qytetarëve.

“Atë çfarë po bën PSD-ja, pra është duke mbledhur nënshkrime, që gjithsej duhet të jenë 10 mijë sosh për të dërguar projektligjin në Kuvend. Pra çfarë ka iniciuar AAK-ja ka qenë për bizneset dhe ne çfarë po bëjmë është për gjobat e qytetarëve dhe bizneseve të vogla, që janë me vlerë mbi 10 milionë, pra nuk është që vetëm një parti politike po e bën por është kërkesë e qytetarëve të këtij vendi. Dhe mendoj që më e pakta që mund të bëhet është të votohet ky projektligj”, ka thënë ajo.

Kuçi thekson se deklaratat e VV-së janë skandaloze sa i përket faljes së gjobave dhe është e padrejtë të mos përkrahen