Lampard e kërkon portierin e Bundesligës, do të jetë zëvendësuesi i Kepa

Frank Lampard ka piketuar portierin e duhur për skuadrën e tij.

Siç raporton The Sun, Chelsea po përgatit një ofertë prej 15 milionë paundëve për portierin e Borussia Dortmund, Roman Burki.

Lampard e sheh Burkin si pasuesin ideal të Kepa-s i cili pritet të largohet nga Stamford Bridge pas një sezoni të dobët me Blutë.

Burki ka kontratë me Borussia Dortmund edhe për një vit dhe Chelsea shpreson ta transferojë atë për një shifër të ulët.