Punëtorët e Postes ende nuk e kanë marr pagën e fundit të 2020-tës, sindikata kërkon nga menaxhmneti të ekzekutojë sot mjetet

Bujar Shala –kryetar i Shoqatës Sindikale të Postës së Kosovës ka kërkuar nga menaxhmenti dhe  Bordi i Postës së Kosovës që të bëjnë sot ekzekutimin e pagave për një pjesë të punëtorët të cilët nuk kanë marr pagat e muajit dhjetor 2020.

Shala e ka quajtur të pa pranueshëm situatën e krijuar në Postë.

“Të nderuar anëtar anëtarë të BPD, U.D.Kryshef dhe Zv. kryshef të Postës së Kosovës. Nuk mjaftojnë fjalët për mes të cilave mund t’i shprehi pakënaqësi e punëtorëve të Postës së Kosovës ku ende sot edhe pse data 22.01.2021 një pjesë e punëtorëve nuk kanë marr pagat e muajit dhjetor 2020. Kjo për ne është e tepërt dhe e pa pranueshme, andaj kërkojmë nga ju që sot urgjentisht të bëni ekzekutimin e pagave për punëtorët nga grada 6 -17”, thuhet në shkresën që Shala ua ka drejtuar autoriteteve të Postës.

Po ashtu, sindikata ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti që të dal me një plan konkret për Rimëkëmbjen e ndërmarrjes, dhe të bëhet presion i shtuar ndaj Qeverisë që në planin e ndarjes së buxhetit për Rimëkëmbje të përfshihet edhe Posta e Kosovës.

Më poshtë mund të shihni shkresën.