Kapen mbi 50 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, kapiteni i anijes ishte rus

53 pako kokainë janë kapur në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta. Euronews Albania raporton se bëhet fjalë për mbi 50 kilogramë drogë.

Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri që u ankorua dje në port.

“Unistream” transportonte 6 mijë e 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.