Fshati Siqevë më shumë se një javë pa ujë

Derisa në vendin tonë po mbretërojnë temperaturat e larta, dikush nuk ka as ujë.

Banorët e fshatit Siqevë të Klinës kanë thënë për Klina.info se ka më shumë se 7 ditë janë pa ujë.

“Në kohën e pandemisë, ku kërkohet të mbahet pastërtia, ne banorët e fshatit Siqevë nuk kemi ujë që një javë e më shumë”, kanë thënë ata.