Nuk respektuan masat antiCOVID-19, gjobiten mbi 400 qytetarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur të gjithë qytetarët të cilët nuk respektuan ligjin anti-Covid.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë gjobitur 446 persona.

Kujtojmë se gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.