Kandati për deputet nga Klina e nis ditën tek varrezat e dëshmorëve: Amaneti i tyre, obligim i të gjallëve!

Ai mori besimin e partisë, pjesë e së cilës është për tri dekada, për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.shkruna Klina.info

Fushatën e nisi më ndryshe se të tjerët, në vend të një fotografie apo njoftimi që do t’i hyjë garës për deputet, Fadil Gashi, këtë ditë të ftohtë janari me diell e nisi tek varrezat e dëshmorëve në Zajm.

Ai u përkul para varreve, duke u betuar kështu që amaneti i tyre do të jetë një nga obligimet e tij, si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Është vet Gashi ai që ka publikuar një fotografi në rrjetin social FB, ku shkruan:

Ditë me diell e këtij janari të ftohtë.

Lavdi dëshmorëve të kombit.

Amaneti i tyre, obligim i të gjallëve!