Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku një fëmijë ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë familjare.
Një fëmijë është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 minuta, ka konfirmuar për media, toger Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.