EKSKLUZIVE: Arb Manaj huazohet te SC Gjilani për Evropë

? Klubi Futbollistik “Gjilani” dhe Klubi Futbollistik “Trepça ‘89” kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Arb Manaj, raporton ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”

? Huazimi do të jetë i vlefshëm vetëm për garat evropiane

??‍♂️ Futbollisti do t’i bashkohet klubit gjilanas në seancën e pasditës stërvitore nga ora 18:00

❌ Ardhja e Manajt vjen pas mungesave të shumta në repartin e sulmit te gjilanasit, pasi që Busiç dhe Razak janë të lënduar, ndërkohë Nikaç dhe Plaku rezultuan pozitiv në testet për “Covid-19”

3️⃣ shkon numri i futbollistëve që “kuqebardhët” i kanë huazuar për Evropë. Përpos Arb Manajt, gjilanasit kanë huazuar edhe Arbër Prekazin dhe Edvin Kuç nga Ballkani