Rasti në Gjakovë/ Gruaja me probleme mendore rrahu burrin e saj gjysmë të paralizuar

Gazeta pak më parë raportoi se një grua ka rrahur burrin e saj në Spitalin e Gjakovës. Lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje dhe ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 14 janar, në repartin e neurologjisë në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë.

Sipas Policisë, e dyshuara e kishte sulmuar burrin e saj, i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në përgjigjen e Policisë për Sinjalin thuhet se e dyshuara ka probleme mendore.

“E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak të gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë”