AUV: Disa lloje të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu i Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton se pas lajmërimeve për tërheqje nga tregu të produkteve Kinder të rezultuara pozitive në salmonelë në vende të tjera, si masë paraprake është vendosur tërheqja e këtyre produkteve.

AUV thekson se nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në Kosovë.

“Nga dita e parë e lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera. Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në vendin tonë. Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni. Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder”, njofton AUV.

Agjencia thotë se prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte.

“Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike. Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore. Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor, do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti. Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë”, përfundon njoftimi. /