Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së

Agim Ademi ka fituar edhe një mandat në krye të FFK-së.

Ai ka marrë votat e mjaftueshme për të drejtuar Federatën më të rëndësishme në sportin kosovar edhe për katër vite të tjera.

Ademi ka marrë 43 vota të delegatëve të pranishëm.

Kujtojmë që rreth 15 delegatë bojkotuan punën e Kuvendit Zgjedhor dhe e kanë quajtur të paligjshëm organizimin e Kuvendit.

Agim Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së pasi që Gramoz Vokrrit iu mohua kandidimi