Aksident i rëndë mes tri automjeteve, bllokohet drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 18:50 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran të komunës së Drenasit. Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një furgon,

Nga Policia e Kosovës i thanë se nga ky aksident kanë pësuar lëndime katër persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar.”