Munguan qytetarët, Komuna e Klines e shtyen Debatin me Publikun që ishte paraparë të mbahej sot

Në orën 10:00 ishte paraparë mbledhja në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë.
Sipas rendit të ditës, ishte planifikuar që të mbahej Debat me Publikun, por qytetarët nuk e panë të arsyeshme të ishin pjesë e kësaj mbledhjeje.

Për shkak të mospranisë së qytetarëve, Komuna vendosi që këtë seancë ta shtyej në një datë tjetër.

Ndryshe, ky ishte rendi i ditës, që ishte paraparë të mbahej:
Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me : 1. Shqyrtimin e Draft-statutit për ndërmarrjen publike, lokale stacioni i autobusëve Klinë
2. Shqyrtimi i draft-strategjis për zhvillim ekonomik, lokal për Komunën e Klinës 2022-2027 dhe
3. Shqyrtimi i draft-rregullorës për fillimin dhe mbarim e orarit të punës së bizneseve në Komunën e Klinës.