Muriqi, blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e Igli Tares

Vedat Muriqi brenda pak orësh pritet të jetë edhe zyrtarisht futbollist i Lazios. Sulmuesi kosovar ka kryer testet mjekësore në orët e para të ditës së sotme dhe në mesditë do të vërë nënshkrimin në kontratën me skuadrën e madhe italiane.

Meritat më të mëdha për transferimin e Muriqit te Lazio i ka drejtori shqiptar i kësaj skuadre, Igli Tare.

Madje blerja e Muriqit, do të jetë më e shtrenjta që nga koha kur Tare është drejtor i Lazios.

Deri sot, Joaquin Correa ishte blerja më e kushtueshme e Tares pasi që 15.3 milionë euro i kishte kushtuar Lazios blerja e sulmuesit nga Sevilla.

Muriqi do të thyejë rekorden e Tares në shpenzime me vlerë prej 20 milionë eurosh.

Blerja e tretë më e shtrenjt e Tares do të mbetet transferimi i Lazzarit nga Spal për 13.7 milionë euro.