Shkarkohet Ismet Munishi

Ismet Munishi më nuk është trajner i Prishtinës. Ai është shkarkuar të hënën. “Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.

FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, shkruan në njoftimin e klubit prishtinas.