Theret me thikë një i mitur në Rahovec

Një i mitur është arrestuar dje në Rahovec, pasi që i njëjti ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Policia bën të ditur se, si pasojë e sulmit me thikë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është në trajtim në spitalin rajonal.

I mituri, i dyshuar për therje me thikë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 20:30, në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit.