Rexhepi: Nuk jam i kënaqur me barazimin, por rezultati ishte epilog real.

Megjithë rastet e krijuara, ekipi i Dukagjinit ishte i pafat në këtë ndeshje, por është vete trajneri Rexhepi që beson se rezultati i barabartë ishte epilog real për këtë sfidë.

“Është vetëm ndeshja e parë kampionale dhe
si çdo herë ndeshjet e para janë të rënda. Ndeshjen e sotme mund ta ndajmë në dy fraksione, teksa në pjesën e parë luajtëm dobët pavarësisht se goditëm shtyllën, në pjesën e dytë krijuam më shumë raste dhe nuk patëm fat për të realizuar. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur me lojën e treguar”.

Më tej Rexhepi shtoi se ekipi tij do të këndellet në xhirot në vazhdim, teksa pret lojë edhe më të bukur.

“E di që jemi një ekip i mirë, por sot nuk ishim në elementin e duhur. Po të ishim më të vëmendshëm mund edhe ti kishim fituar pikët e plota. Por, gjithsesi vazhdoj të mendoj se rezultati i drejtë për këtë sfidë është barazimi, pasi që edhe kundërshtari kishte mundësitë e veta për ta fituar lojën. Në javët në vazhdim do të tregojmë karakterin dhe kualitetin që posedojmë”, mbylli Rexhepi.