Arrestohet lobaranti i IKSHPK-së që ia mori 20 euro një qytetares dhe e futi pa rend për test

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 30.12.2020, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimet se është duke u kryer ( apo ka për tu kryer) vepra penale e korrupsionit, menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve të përfshirë.

Sipas informacioneve të marra personi i dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro.

Policia e Kosovës edhe në këto periudha të angazhimeve për menaxhimin e situatës së sigurisë së përgjithshme, po ndërmerr veprime aktive edhe në funksion të ofrimit të ndihmës për institucionet tjera shtetërorë në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik dhe nuk do të tolerohet asnjë individ pavarësisht rolit dhe funksionit që ka, aq më tepër gjatë kësaj periudhe të pandemisë nëpër të cilën po kalojmë, të cenoj të drejtat e garantuara të qytetarëve tanë, në veçanti kur ato kanë të bëjnë me shëndetin.