Armend Mehaj në Familjen e Smajl Dushit, në Klinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e Smajl Dushit, në Klinë.

Ai tha se Familja Dushi nga Klina në të gjitha periudhat e rezistencës kombëtare ishte kundër pushtuesëve dhe armiqëve tanë.

Ky është postimi i tij:

Sot pata nderin të jem në konakun e Bacës Smajl Dushit në Klinë që i fali Lirisë dhe Atdheut dy bijtë e tij, Xhevdetin dhe Shefqetin, në luftën e fundit në Masakrën e Kralanit bashkë edhe me 8 anëtarë të tjerë të familjes Dushi dhe 86 martirë tjerë nga Klina me rrethinë.

Me Bacën Smajl dhe familjarët tjerë evokuam kujtimet për të kaluarën tonë të dhimbshme por shumë krenare.

Lavdi e përjetshme për gjithë të rënët për Lirinë e Pavarësinë e Kombit dhe Atdheut!