Të rinjtë e LDK-së në Klinë mobilizohen për zgjedhjet

Postimi i Forumit të të Rinjëve të LDK-së në Klinë

Nën ombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në Klinë janë zgjedhur kandidatë e saj.

Dy profile të duhura si për Klinë e edhe më gjerë. Këta janë z. Fadil Gashi dhe dr. Filloreta Berisha.

Rinia është simbol i fitores e i së ardhmes. Angazhimi i rinisë ka qenë primarë për këtë subjekt.
Njihemi si më aktivët në Klinë dhe sot kishim nderin që grupit tonë të madh e të dashur ju bashkuan edhe disa vajza dhe djemë të rinjë.

Vullneti për të kontribuar bashkarisht është i madh, andaj ne do të jemi zëri i qytetit, duke mbështetur njëherit kandidatët tanë.
Bashkë ia dalim!

LDK ❤✌