Vetëvendosje gjobitet me 2 mijë euro për shkelje të masave antiCOVID

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat për mbrojtje nga COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunë, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Para pak minutave, Tahiri njoftoi se edhe Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2 mijë euro për po të njëjtën arsyje.

Ditë më parë, Inspektorati në Prishtinë ka dënuar me nga 2 mijë euro edhe LDK-në, AAK-në dhe Nismën