Prishtinë: Gjendet një person i vdekur në lagjen “Ulpiana”

Një person i vdekur është gjetur sot në Prishtinë, saktësisht në lagjen ‘Ulpiana’.

Rreth këtij rasti, zëdhënesja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tregoi se viktima është e gjinisë femër, transmeton IO.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se ne afërsi te një ndërtese, ne lagjen Ulpiana ne Prishtine, ndodhet një person i shtrire. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër. Aktualisht hetuesit policor ne koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave te këtij rasti.”, u shprehë ajo. /0