Para pak minutash është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, ne Gllarevë të Klinës.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, Klina.info mëson se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat janë përplasur në rrethana ende të paqarta.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, pasi Policia është ende në vendngjarje dhe nuk ka dhënë detaje zyrtare.
Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe me menaxhimin e qarkullimit në atë segment rrugor, që përkohësisht është ngadalësuar.
Do t’ju mbajmë të informuar me të rejat e fundit sapo të kemi konfirmim zyrtar nga autoritetet.